Flash

Shqipëria nuk i ka mbyllur procedurat për blerjen e dy avionëve zjarrfikës

Lapsi.al 13 August 2025
Shqipëria nuk i ka mbyllur procedurat për blerjen e dy avionëve

Në një kohë kur Shqipëria po kalon një situate dramatike për shkak të zjarreve të favorizuara nga temperatuarat ekstremisht të larta dhe avionët zjarrëfikës të ardhur nga vendet e BE-së nga flota e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile po ndihmojnë Shqipërinë të përballojë situatën, zyrtarët e lartë duket se po “fshihen” pas propagandës duke maskuar të vërtetën mbi shkallën e përgatitjes shtetërore për emergjenca të tilla.

Më 29 korrik 2025, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu deklaroi publikisht se “janë alokuar fondet, kemi buxhetin dhe kemi realizuar edhe procedurën për blerjen e dy avionëve zjarrfikës”. Kjo deklaratë erdhi fill pas publikimit nga Faktoje të një artikulli ku dokumentohej se qeveria shqiptare nuk e kishte mbajtur premtimin për të siguruar dy avionë zjarrfikës për sezonin e zjarreve në verën 2025.

Por sa e vërtetë është kjo deklaratë?

Çfarë thotë Ministria e Mbrojtjes?

Pas kësaj deklarate Faktoje u interesua për më shumë detaje përmes një kërkese për informacion. Në përgjigjen e saj zyrtare për Faktoje, Ministria e Mbrojtjes sqaroi se nuk bëhet fjalë për avionë zjarrfikës, siç pretendoi ministri Vëngu, por për avionë shumërolësh, të cilët do të pajisen edhe me kapacitete për fikjen e zjarreve nga ajri. Këta avionë nuk janë të dedikuar për emergjenca civile apo shuarje zjarresh, por do të kenë gjithashtu funksione ushtarake.

Për më tepër, në kundërshtim me deklaratën e ministrit që pretendonte përfundimin e procedurës së blerjes, Ministria e pranoi se procesi është ende në zhvillim: “Blerja e këtyre avionëve është në proces, i cili po shkon drejt përfundimit.”

Gjithashtu, Ministria nuk dha informacione mbi koston e këtyre avionëve, si dhe refuzoi të tregojë afatet se kur do të merren në dorëzim ato, duke u justifikuar me klasifikimin “për qëllime ushtarake”.

Një histori që përsëritet

Kjo nuk është hera e parë që Ministria e Mbrojtjes i referohet këtyre avionëve shumërolësh si zgjidhje për përballimin e zjarreve. Në shtator 2024, në një tjetër përgjigje për Faktoje, institucioni parashikonte se avionët do të viheshin në funksion në fund të vitit 2025 ose fillim të vitit 2026.

Pra, edhe një vit më vonë, nuk ka ndryshuar as statusi i procedurës dhe as mungesa e transparencës. Për këtë arsye, Faktoje e kategorizon deklaratën e ministrit Pirro Vëngu si të pavërtetë.

Në një kohë kur vendi përballet çdo verë me dhjetëra vatra aktive zjarri dhe një sistem të kufizuar menaxhimi të emergjencave, nevojitet më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri në komunikimin publik, e jo deklarata që nuk qëndrojnë përballë fakteve.

Rama justifikon situatën

Menjëherë pas publikimit të artikullit nga Faktoje.al, Kryeministri Edi Rama reagoi në rrjete sociale duke shmangur përgjegjësinë direkte dhe duke vendosur debatin në një perspektivë më të gjërë. Ai theksoi se zjarret nuk zgjidhen vetëm me një apo dy avionë zjarrfikës dhe se Shqipëria ka më shumë mjete ajrore këtë vit se çdo vit tjetër, falë mbështetjes nga Mekanizmi Europian dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Rama bëri krahasime me vendet e tjera, duke treguar se edhe Greqia, Italia, Turqia dhe Spanja përballen me zjarre të shumta, pavarësisht kapaciteteve të tyre. Ai nënvizoi gjithashtu se parandalimi i shkaqeve të zjarreve dhe menaxhimi strategjik janë po aq të rëndësishëm sa reagimi emergjent, duke sugjeruar se fokusimi vetëm tek numri i avionëve nuk ofron zgjidhje të plotë./Faktoje.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI