Flash

Rënie drastike e lindjeve/Mbi 35% në Shkodër, Korçë dhe Dibër në katër vitet e fundit

Lapsi.al 13 August 2025
Rënie drastike e lindjeve/Mbi 35% në Shkodër, Korçë

Disa njësi administrative dhe bashki të vogla do të rrezikojnë të mbeten vetëm toponime ne një të ardhme jo të largët nga rënia e fortë e lindjeve sidomos në katër vitet e fundit. Të dhënat e krahasueshme të INSTAT tregojnë së ndërmjet 6 mujorit të parë 2021 dhe atij 2025 lindjet kanë pësuar rënie drastike sidomos në qarqet e Shkodrës, Dibrës dhe Korçës. Në rang vendi, Dibra ka shënuar rënien me të madhe ndërmjet 2021 dhe 2025 me -38%, e ndjekur nga Korça me 37% dhe Shkodra me 35.1%. Dibra dhe Shkodra kanë përjetuar tkurrje të fortë të popullsisë në dekadën e fundit edhe si rrjedhojë e emigracionit të fortë të dekadës së fundit në këto dy qarqe.

Në Tiranë ndërmjet 2021 dhe 2025 lindjet kanë rënë me 12.9%. Kjo ulje lidhet kryesisht me emigracionin e vazhdueshëm të të rinjve dhe presionet ekonomike që shtyjnë çiftet të shtyjnë krijimin e familjes ose të kenë më pak fëmijë.

Ndërsa Tirana mbetet qendra kryesore ekonomike, kostoja e lartë e jetesës dhe mungesa e infrastrukturës mbështetëse për familjet e reja kanë ndikuar negativisht në këtë trend.

Durrësi, qark me ekonomi industriale dhe portuale, ka regjistruar një rënie të lindjeve prej 20.1%. Plakja e popullsisë dhe emigracioni i të rinjve po shkurtojnë bazën riprodhuese të popullsisë.

Në qarqet Fier, Gjirokastër dhe Berat, lindjet kanë rënë përkatësisht 30.1%, 30.2% dhe 31.6%, si rezultate i plakjes së popullsisë, emigracionit të vazhdueshëm.

Në Kukës dhe Elbasan, rëniet janë respektivisht 24.2% dhe 25.5%. Edhe këto qarqe përballen me emigracion të lartë dhe me nivel të ulët ekonomik në krcahsim me qarqet e tjera që i shtyjnë çiftet të kenë më pak fëmijë ose të largohen nga rajoni.

Qarku i Vlorës, një zonë turistike dhe me aktivitete të tjera sezonale, ka pësuar një rënie prej 26.3%, ndërsa Lezha regjistron një ulje të lindjeve me 29.8% ndërmjet 2021 dhe 2025.

Pas pandemisë rënia e lindjeve është përshpejtuar edhe më shumë pasi gjithnjë e më shumë po ngushtohet edhe baza e popullsisë në moshe riprodhuese.

Ekspertët e demografisë theksojnë se rënia e lindjeve është një kombinim i faktorëve si emigracioni masiv i të rinjve drejt vendeve të tjera, plakja e popullsisë, kostot e larta të jetesës, ndryshimet në sjelljet kulturore dhe mungesa e politikave efektive që mbështesin familjet.

Pa ndërhyrje urgjente në këto fusha, pritet që trendi negativ të thellohet, duke rrezikuar stabilitetin demografik dhe zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit./Monitor

Të këshilluara

Flakët "mbërthejnë" qarkun e Shkodrës

Zjarret në qarkun e Shkodrës vijojnë të jenë aktive. Në bashkinë Shkodër, raportohet se 11 vatra janë regjistruar në 24 orët e fundit. Sipas informacioneve, ...

12:14

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI