Flash

Prøstitucion te ‘Uji i Ftohtë’ Vlorë, arrestohen 2 shtetase kineze, në kërkim tutorja

Lapsi.al 13 August 2025
Prøstitucion te ‘Uji i Ftohtë’ Vlorë, arrestohen 2

Aktiviteti ilegal i shfrytëzimit të prostitucionit zhvillohej në një apartament të marrë me qira në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Policia ka identifikuar tutoren dhe organizatoren, një 36-vjeçare kineze me iniciale M.Y., e akuzuar për trafikim të personave të rritur. Ndërsa në pranga kanë rënë dy gra kineze që ushtronin prostitucion, Q.Zh. 49 vjeçe dhe X.L. 42 vjeçe. Gjithashtu janë arrestuar edhe dy klientë, një 38-vjeçar shqiptar dhe një 25-vjeçar italian.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një shtetase kineze, e dyshuar si organizatore e veprimtarisë kriminale.

Zbulohet apartamenti ku ushtrohej prostitucioni, procedohen penalisht 2 shtetase të tjera të huaja që ushtronin këtë veprimtari kundrejt pagesës.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shfrytëzimit të prostitucionit, bazuar edhe në informacionet e siguruara, kanë evidentuar dhe goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI