Flash

Zjarret në Gramsh/ Fillon transportimi me helikopter i të lënduarve drejt Tiranës

Lapsi.al 12 August 2025
Zjarret në Gramsh/ Fillon transportimi me helikopter i të

Në një situatë dramatike që po përjeton Gramshi prej disa ditësh, ka nisur zyrtarisht transportimi me helikopter i të lënduarve nga flakët drejt Spitalit të Djegieve në Tiranë.

Helikopterët e emergjencave civile, të dislokuar në stadiumin “Myslim Koçi” të qytetit të Gramshit, po përdoren për evakuimin urgjent të personave të djegur ose në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e zjarreve apokaliptike që kanë përfshirë dhjetëra fshatra të zonës.

Të plagosurit po transportohen nën masa të rrepta sigurie dhe kujdes të specializuar mjekësor, ndërsa autoritetet vijojnë betejën për të mbajtur situatën nën kontroll. Stadiumi i qytetit të Granshit është shndërruar në një qendër emergjence ku sistemohen të dëmtuarit për trajtim të menjëhershëm dhe evakuim ajror.

Zjarret kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale, të lënduar, humbje jete dhe një valë evakuimesh nga fshatra si Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shimër, Skënderbegas dhe Bulçar. Shumë banorë ndodhen ende në nevojë për ndihmë dhe strehim, ndërsa operacionet e shpëtimit vijojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira.

Autoritetet shtetërore kërkojnë bashkëpunim dhe qetësi nga komuniteti, ndërsa çdo përpjekje po përqendrohet në shpëtimin e jetëve dhe minimizimin e pasojave të mëtejshme të zjarreve më shkatërruese të shekujve të fundit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI