Flash

Flakët shkrumbojnë tre shtëpi në Terpan të Beratit, rrezikohen edhe të tjera

Lapsi.al 12 August 2025
Flakët shkrumbojnë tre shtëpi në Terpan të Beratit,

Vatra zjarri janë aktivizuar në fshatrat e njësisë administrative Terpan të Beratit, duke vënë në rrezik banesat e banorëve. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë zonat e Vokoposë, Zhapokikut, Rehovit dhe Rërpanit.

Në terren janë angazhuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Skraparit, Beratit dhe Poliçanit, të cilat po përpiqen të vendosin situatën nën kontroll.

Mësohet se deri tani tre banesa janë përfshirë nga zjarri, ndërsa përpjekjet janë përqendruar në mbrojtjen e shtëpive të tjera dhe në izolimin e flakëve, për të shmangur përhapjen më tej të tyre.

Shkaku i zjarreve mbetet ende i paqartë, ndërkohë që erërat e forta po e bëjnë më të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe bashkëpunim nga banorët e zonës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI