Flash

Banorët e Tragjasit sërish kundër rrëmbimit të ujit për resortet e Dhërmiut

Lapsi.al 12 August 2025
Banorët e Tragjasit sërish kundër rrëmbimit të ujit

Në qendrën e fshatit Tragjas banorët po protestojnë kundër planit të ri, i cili sipas tyre favorizon zhvillimet turistike në zonën e Dhërmiut dhe rrezikon të ulë sasitë e ujit të nevojshme për furnizimin e fshatit të tyre.

Në një reagim të fortë ndaj projektit të zhvillimit që po preket zona e Tragjasit, banori dhe përfaqësuesi i komunitetit shpreh shqetësimet e tij mbi përdorimin e të dhënave të vjetra dhe mungesën e transparencës nga autoritetet.

Ai denoncon manipulimin e shifrave dhe vendimet që sipas tij dëmtojnë interesat e fshatit, duke theksuar se projekti është i financuar dhe i orientuar vetëm nga interesi i bizneseve, pa marrë parasysh nevojat reale të banorëve dhe ruajtjen e trashëgimisë historike dhe ekonomike të zonës. (VIDEO KETU)

Pjesë nga deklarata:

Nëse parashikojmë se si do të zhvillohet Dhërmiu për 25 vitet e ardhshme, nuk ekziston asnjë projekt për zhvillimin e Tragjasit dhe zonës për vitet që vijnë. Duke u njohur me shifrat e projektit, u kuptua se ato ishin të pambështetura në realitet. Për më keq, janë përdorur të dhëna për sasinë e ujit nga një studim i vitit 1985. Sasia e ujit që paraqet ky studim, sot jep këto të dhëna: sasia minimale 700 l/s, maksimale 3300 l/s dhe mesatare 1800 l/s. Këto shifra i kemi marrë para 10 vitesh nga Arkiva Shqiptare, ku verifikuam falsifikimin.

Veprimet janë të denueshme edhe ligjërisht. Kur u njohëm me projektin, lindën dyshime dhe kemi bërë edhe padi në gjykatë. Është e qartë që ky projekt është bërë me sponsorizim të bizneseve, duke marrë parasysh vetëm interesin e tyre, me parimin filozofik “gjithçka lëviz, asgjë nuk ndryshon”, që shpjegon të gjitha veprimet e ndërmarra deri tani.

Populli i Tragjasit, për këtë arsye, u ngrit në protestë, e cila kulmoi më 4 mars, kur fshatit iu bë shtetrrethim dhe forca policore kërkoi nisjen e punimeve me dhunë. Kur populli u përlesh me forcat e policisë dhe largoi mjetet e rënda që kishin nisur punën, drejtuesit e fshatit, komiteti i ngritur për mbrojtjen e punimeve, emigrantët, intelektualët dhe qindra bij e bija të fshatit i bënë të qartë organeve shtetërore se projekti ishte grabitqar dhe denigrues për fshatin dhe krahinën, por edhe i dëmshëm për ekonominë.

Kulmi u arrit më 22 mars, kur iu drejtuan kryeministrit me një peticion që kundërshtonte këtë projekt, por ende nuk kemi një përgjigje konkrete nga autoritetet. Nga të dhënat që disponojmë, matjet e tyre kanë rezultuar të larta, gjë që na ka shqetësuar pasi dyshojmë për vazhdimin e falsifikimeve.

Jemi të braktisur nga Bashkia Vlorë dhe njësia administrative Orikum, të cilët duhet të mbronin të drejtat tona. Më së shumti duket se vazhdon përpjekja për të zbatuar një projekt të gabuar, një fatkeqësi që mund të kërcënojë burimin e vetëm të ujit.

Jemi mbledhur për t’i thënë “jo” marrjes së ujit në burim, pasi kjo shkel rëndë të drejtat tona ekonomike dhe historike. I kujtojmë qeverisë se nuk jemi një fshat i humbur, por një fshat historik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI