Flash

Qeveria paralizon punën në Kosovë nga nxehtësia e madhe

Lapsi.al 11 August 2025
Qeveria paralizon punën në Kosovë nga nxehtësia e madhe

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka rekomanduar institucionet private dhe publike që të zbatojnë masa për mbrojtje e punëtorëve, pasi vendi është përfshirë nga temperatura të larta.

Masat për mbrojtjen e punëtorëve, të bazuara në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, MSH-ja rekomandoi që të zbatohen nga 11 deri më 15 gusht, kur temperaturat në Kosovë parashihen të jenë mbi 30 gradë Celsius.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas rekomandimit të ministrisë:

duhet të shmanget puna në ambient të jashtëm në periudhën kohore 11:00-16:00,

gratë shtatzëna duhet të lirohen nga puna nga ora 11:00 deri në 16:00,

personat me sëmundje kronike duhet të punojnë me orar të shkurtuar, maksimumi 4 orë në ditë,

duhet të përshtaten oraret e punës për të punësuarit, në mëngjes herët ose pasdite vonë, përfshirë edhe mundësinë e punës nga shtëpia,

duhet të sigurohet ajrosja e mjaftueshme në vendet e punës të mbyllura dhe

duhet të vendosen pika freskimi në vend punishtet e hapura për freskim të punëtorëve dhe të sigurohet qasje në ujë te ftoftë për ta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI