Flash

E rëndë/ Ndërron jetë në spital 15-vjeçari që u shpëtua nga polici në Fier

Lapsi.al 11 August 2025
E rëndë/ Ndërron jetë në spital 15-vjeçari

I mituri 15-vjeçar që i kishte mbijetuar aksidentit rrugor në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” ka humbur jetën në spitalin e Traumës.

Djali ishte shpëtuar vetëm pak ditë më parë falë ndërhyrjes së efektivit 26-vjeçar, Klajdi Mustaj, i cili rrezikoi jetën duke nxjerrë nga automjeti të dëmtuar personat që ishin në bord. Sipas informacioneve automjeti rrezikonte të shpërthente në flakë.

Një automjet kishte humbur kontrollin, ishte përmbysur dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër persona të plagosur brenda. Situata u bë edhe më e rrezikshme kur nga mjeti filloi të dilte tym i dendur, duke rrezikuar shpërthim. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e të premtes rreth orës 20:00. /Euronews Albania

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI