Flash

BIRN: Gazetarët protestojnë kundër mbylljes së sinjalit të News 24

Lapsi.al 11 August 2025
BIRN: Gazetarët protestojnë kundër mbylljes së sinjalit

Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, gazetarë dhe punonjës të “Fokus Media Group”, si dhe përfaqësues të partive politike opozitare u mblodhën të hënën për të protestuar ndaj rastit të paprecedentë të bllokimit të zyrave dhe fikjes së sinjalit të televizionit News 24.

“Ky nuk është thjesht një konflikt mes një institucioni dhe një kompanie, ky është një akt i rëndë që prek të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe i dërgon një mesazh frikësues çdo gazetari”, u shpreh Isa Myzyraj, kreu i Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

“Këto janë ditë që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe për mënyrën sesi shteti ynë dhe qeveria jonë po veprojnë”, vijoi Myzyraj gjatë fjalës së tij.

Të shtunën, rreth orës 07:00 të mëngjesit, një duzinë policësh u shfaqën në mjediset e televizionit News 24, në ish-Uzinën e Autotraktorëve, në lagjen Shkozë të Tiranës, duke kërkuar largimin e gazetarëve dhe zbrazjen e godinës. Pak minuta më vonë, sinjali i televizionit News 24 u bllokua.

“Sot ishte News 24, nesër mund të jetë radha e dikujt tjetër”, tha gazetarja Klodiana Lala gjatë fjalës së saj, duke shtuar se kjo cënon të drejtën e qytetarëve për t’u informuar në mënyrë të paanshme dhe në kohë reale.

“Ne kemi qenë të parët për lajmin e fundit, lajmin e vërtetë dhe lajmin e paanshëm, dhe jam e bindur që publiku do ta rikthejë sërish News 24”, u shpreh Lala.

Edhe deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Medias në Parlament, Ina Zhupa, u shpreh se ky akt cënon interesin publik të qytetarëve.

“Gjithmonë kam ardhur me kënaqësi në ambientet e News 24, sepse ka qenë një dritare e lirisë dhe e debatit të lirë”, tha Zhupa gjatë fjalës së saj.

“Sot është një ditë e trishtë dhe e censurës për median në Shqipëri, sepse sot jemi më pak të lirë dhe kemi një dritare më pak për t’u shprehur dhe për të folur”, tha ajo, duke shtuar se kjo media nuk ka më mundësi të transmetojë zërin e qytetarëve dhe të mbrojë interesin publik.

Zhupa u premtoi gazetarëve se, si kryetare e Komisionit të Medias, do të ndjekë të gjitha hapat e nevojshëm kundrejt kësaj shkeljeje./ BIRN

Të këshilluara

Zjarr edhe në Tërbaç të Vlorës

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë fshatin Tërbaç dhe po përhapet me shpejtësi drejt banesave. Era e fortë dhe terreni i vështirë po e bëjnë të pamun...

18:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI