Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Shkelje të sigurisë ne det/ Bllokohen 34 skafe, gomone e Jet-Ski të tjera

Lapsi.al 10 August 2025
Shkelje të sigurisë ne det/ Bllokohen 34 skafe, gomone e Jet-Ski

Vijon operacioni “Siguria Detare”. Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po kryejnë monitorim intensive për rritjen e sigurisë detare nga zona e Ksamilit dhe në Koman.

Si pasojë janë kontrolluar 473 mjete lundruese dhe 34 prej tyre janë bllokuar për shkelje të perimetrit të sigurisë detare.

Detaje nga policia: 

Si rezultat i monitorimit dhe kontrolleve, nga Ksamili në Koman, janë bllokuar 34 mjete lundruese, prej të cilave 15 për shkelje të perimetrit të sigurisë.

Gjithashtu, 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj) janë shpëtuar në det, falë ndërhyrjes së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.

Nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar, në vendin e quajtur Kanali i Vivarit, pranë grykëderdhjes së kanalit të Butrintit, një gomone e vjedhur në zonën Plataria–Igumenicë, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare po kryejnë kontrolle intensive në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë, si dhe në hapësirat liqenore dhe lumore, për evidentimin e shkeljeve të rregullave të lundrimit, të perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës.

Gjatë kësaj jave janë kontrolluar 473 mjete lundruese, nga të cilat 34 janë bllokuar për:

Shkelje të perimetrit të sigurisë detare;

Ushtrim aktivitetesh jashtë zonave të miratuara;

Mungesë dokumentacioni përkatës.

Mjetet e bllokuara: 22 jet ski, 4 skafe, 4 gomone dhe 4 varka metalike me motor uji të instaluar.

15 prej tyre u konstatuan duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masë administrative 100 000 lekë secili.

Ndërkohë, nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste për t’u ardhur në ndihmë 19 shtetasve, të cilët ndodheshin në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.

Policia Kufitare apelon për respektimin e rregullave për përdorimin e mjeteve lundruese:

Mos shkelni perimetrin e sigurisë;

Lundroni vetëm në zonat e lejuara;

Përdorni gjithmonë mjetet e shpëtimit.

Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo rast shkeljeje në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI