Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

BIRN: Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart City”

Lapsi.al 10 August 2025
BIRN: Ministria e Arsimit distancohet nga zbatimi i projektit “Smart

Ministria e Arsimit dhe Sportit u distancua nga zbatimi i projektit të kushtueshëm “Smart City” përmes një përgjigje për BIRN, pavarësisht se 20 shkolla publike janë parashikuar që të përfitojnë kamera inteligjente dhe detektorë me qëllim rritjen e masave të sigurisë.

Sipas Ministrisë së Arsimit, ligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me Fondin e Zhvillimit të Abu Dhabit përcaktonte Ministrinë e Brendshme si institucion përgjegjës për zbatimin e projektit.

BIRN iu drejtia Ministrisë së Arsimit me kërkesë për të drejtë informimi, pasi më herët, Ministria e Brendshme pretendoi se ishin kryer konsultime publike me prindërit për zbatimin e projektit “Smart City” në shkolla nëpërmjet Ministrisë së Arsimit. Edhe pse nuk ktheu një përgjigje direkte për konsultimet, Ministria e Arsimit la të kuptohej se ajo nuk kishte ndonjë rol për të luajtur në lidhje me këtë projekt.

Projekti “Smart City” parashikon vendosjen e mijëra kamerave inteligjente në hapësirat publike, mes të cilave kamera për monitorimin e trafikut në rrugë si dhe në 20 shkolla si pjesë e një testimi pilot. “Smart City” është përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej fillimisht që të kushtonte 60 milionë dollarë amerikanë, por kostot e tij gati u dyfishuan në 118.5 milionë dollarë pa asnjë shpjegim, ndërsa pritet që të mbulohen përmes një huaje me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabit.

Projekti do të zbatohet nga kompania ‘Presight AI‘,pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila ka ngritur shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për lidhjet e saj kineze. Projekti kontestohet gjithashtu nga ekspertë të të drejtave digjitale për rrisqet që mbart nga ndërhyrja e madhe në privatësinë e qytetarëve.

E pyetur mbi shqetësimet për privatësinë, Ministria e Brendshme i tha BIRN se instalimi i kamerave do të bëhet vetëm në ambientet e jashtme të shkollave dhe jo brenda klasave.

“Instalimi i kamerave do të bëhet vetëm në ambientet e jashtme të shkollave, me qëllim sigurimin e nxënësve dhe stafit, si dhe për mbikëqyrjen dhe garantimin e mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe edukativ,” tha Ministria e Brendshme.

Në një artikull të mëparshëm, BIRN raportoi se Ministria e Brendshme ka përzgjedhur 20 shkolla për pajisjen me kamera inteligjente si pjesë e projektit “Smart City”, ndërkohë që shumica e tyre kanë tashmë sistem kamerash. Ndërkohë, ekspertët shprehin shqetësime serioze për sigurinë e të dhënave personale dhe mënyrën e menaxhimit të këtyre pamjeve. /Reporter.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI