Flash

Dhunohet në një dasëm në Kosovë këngëtari Shpat Kasapi

Lapsi.al 9 August 2025
Dhunohet në një dasëm në Kosovë këngëtari

Një festë familjare në restorantin “Grand Events” në Shkabaj, në magjistralen Prishtinë –Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune, ku është sulmuar edhe këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe vëllai i tij.

Portali nga Kosova "Sinjali" njoftoi se nga burime të tij ka mësuar se të lënduarit janë Shpat Kasapi rreth 40-vjeçar dhe Albin Kasapi rreth 47-vjeçar, të cilët kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga Feim Kicaj rreth 62-vjeçar, Bledar Kicaj rreth 36-vjeçar dhe Blerim Kicaj rreth 29-vjeçar.

Sipas të njëjtave burime njëri prej të lënduarve ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa policia ka shoqëruar në stacion autorët e dyshuar dhe të lënduarit për marrje në pyetje.

Me urdhër të prokurorit, Feim Kicaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa Bledar dhe Blerim Kicaj janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet më tej nga autoritetet kompetente. 

Sipas mediave, incidenti shpërtheu pasi Kasapi, i ftuar për të kënduar në dasmë, mbërriti me 2 orë vonesë. Raportohet se ai ka qenë edhe në gjendje të dehur, çka ka shkaktuar pakënaqësi te dhëndri dhe disa nga të ftuarit. /LAPSI.al

Të këshilluara

Fundjava nis me temperatura të larta

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në ju...

08:29

Tiranë, i riu mbërrin i plagosur në spital

Një 27-vjeçar me inicialet R. Ç., është vetëparaqitur në spital rreth orës 23:00 i plagosur në këmbë. Në njoftim thuhet se ai ishte plagosur me armë zjarri në v...

10:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI