Flash

Trafiku kokainës, SPAK shpall në kërkim presidentin e “Erzenit”

Lapsi.al 8 August 2025
Trafiku kokainës, SPAK shpall në kërkim presidentin e

Julian Balla, është një nga personat në kërkim nga SPAK, në kuadër të operacionit për trafikun e 17 tonëve kokainë.

Ai rezulton pronar i resortit “Ajman Park” në Xhafzotaj, Durrës, dhe një vile 2-katëshe tip “ELYSIAN” në Dhërmi, me vlerë mbi 1 milion euro.

Të dyja këto pasuri janë vënë nën sekuestro nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, si pjesë e hetimeve për pastrim parash dhe përfshirje në trafik ndërkombëtar droge.

Ky shtetas rezulton gjithashtu se është president i ekipit të futbollit "Erzeni" dhe në mjaft dalje televizive, ka treguar investimet e mëdha në sport dhe në shërbim.

"Ajman Park" është një ndër resortet më luksoze në zonën e Shijakut dhe mendohet të ketë një vlerë miliarda lekë, sepse përfshinë mijëra m2 sipërfaqe.

SPAK ka lëshuar 16 masa sigurie në këtë operacion, ku janë përfshirë figura të njohura në trafikun e drogës, si vëllezërit Çela apo Franc Çopja, dhe pastrimin e parave, përfshirë dhe persona me investime të mëdha në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI