Flash

Shqipëria e treta nga fundi për pagën minimale në Evropë

Lapsi.al 8 August 2025
Shqipëria e treta nga fundi për pagën minimale në

Kostot e jetesës në Shqipëri zhvlerësojnë pagat, e sidomos atë minimale. Prej prillit të vitit 2023, paga minimale në Shqipëri është 40 mijë lekë (408 euro), nga EUROSTAT vlerësohet si paga më e ulët në rajon pasi në Malin e Zi është 670 euro, Serbi 618 euro apo Maqedoni të Veriut 584 euro.

Paga minimale e Shqipërisë, sipas EUROSTAT, lë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën. Ndërsa pagën minimale më të lartë në Evropë e ka Luksemburgu me 2704 euro, ndjekur nga Irlanda me 2.282 euro dhe Holanda me 2.246 euro në muaj.

Në raportin e publikuar së fundmi për pagat minimale në Evropë, Eurostat vlerëson se pavarësisht se Shqipëria nuk është e fundit për vlerën e pagës minimale, ajo është e fundit për ‘fuqinë blerëse’ me këtë pagë.

E matur sipas fuqisë blerëse (PPS), që nënkupton të ardhurat të përshtatura me nivelin e çmimeve, paga minimale në Shqipëri ka akoma më pak vlerë. Fuqinë më të lartë blerëse nga vendet fqinje e ka e Veriut, Turqia e Mali i Zi, kurse Shqipëria është e fundit. Pra me pagën minimale të vendit blihet shumë herë më pak se në rajon.

Aktualisht janë 185 mijë të punësuar në vend që paguhen me 40 mijë lekë apo 408 euro në muaj. Në kushtet kur çmimet rriten dhe gati 40% e pagës mujore shkon vetëm për ushqime, edhe fuqia blerëse e 40 mijë lekëshit është më e ulët.

Qeveria ka premtuar gjatë fushatës elektorale se nga 1 janari 2026 paga minimale në vend do të rritet nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë. Nëse merret ky vendim, numri i përfituesve do të jetë gati 480 mijë, pra punonjës që në vend paguhen deri në 50 mijë lekë në muaj.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI