Flash

Lubonja: Rama, propagandë me lirimin e hapësirave publike

Lapsi.al 8 August 2025
Lubonja: Rama, propagandë me lirimin e hapësirave publike

Në një intervistë ku nuk kurseu ironinë dhe akuzat e drejtpërdrejta, Fatos Lubonja thotë se aksioni për lirimin e hapësirave publike është propagandën e qeverisë Rama, duke e portretizuar si një pushtet që reformon vetëm për të zgjatur jetën e vet politike dhe jo për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Nga “ndryshimet ligjore për t’u shpëtuar zyrtarëve” te betonizimi i Tiranës, Lubonja e sheh vendin të mbërthyer nga autoritarizmi, propagandën dhe një opozitë të shpërndarë.

Fatos Lubonja: Reformat më së shumti janë në interes të Ramës, të forcimit të pushtetit sesa e ndryshimeve që mund të jenë të nevojshme. Ndryshimet bëhen për të mbajtur pushtetin sa më gjatë. Vihet re që duan të frikësojnë edhe qytetarët, sidomos ai që nuk mund të kritikosh liderët shtetërorë, sepse qartazi intimidon njerëzit. Ka ndryshime, që lehtësojnë pushtetarët. Kishte përkufizime se zyrtari e bën veprën penale të korrupsionit me dashje, por edhe pa dashje, se i bie që përfitojnë ca persona ekonomikisht a në tendera dhe thoshka zyrtari se ‘e bëra pa dashje’, edhe pse paratë janë keqpërdorur. Pushteti sa më i fortë bëhet, më shumë frikësohet. Kur ke shumë pushtet të rritet frika, sepse ke bërë më shumë krime dhe do që të qëndrosh patjetër në pushtet. Liderët autoritarë janë shtuar në botë dhe e kanë normalizuar autoritarizmin. Kryeministri Rama ka bërë vetëm propagandë përherë.

Aksioni për hapësirat publike është vetëm propagandë. Por, Rama bën të kundërtën, ka pak vend për qytetarët në këtë vend, pak gjelbërim. Në Itali, një qytetar duhet të ketë 18 metër hapësirë publike. Ndërsa në Tiranë një qytetar aty ku jetoj unë një qytetar 1 metër katror ka, vetëm rrugët eksiztojnë. 18 kulla janë dhënë në Farkë, jepen vetëm leje ndërtimi. Nuk ka respekt për hapësirën publike. Fasada i shërben autoritetit të kryeministrit. Kurse, opozita duhet të jetë më e strukturuar, jo t’i lihet çdo gjë Sali Berishës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI