Flash

Berisha: Rënia e turizmit, jo vetëm nga çmimet e shtrenjta!

Lapsi.al 8 August 2025
Berisha: Rënia e turizmit, jo vetëm nga çmimet e shtrenjta!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se rënia dramatike e turizmit këtë verë nuk vjen vetëm nga çmimet e larta që kanë vendosur bizneset turistike, por edhe për shkak të keqmenaxhimit që po i bën qeveria burimeve natyrore.

Berisha rendit mes këtyre shkaqeve edhe faktin që impiantet e përpunimit të ujërave të zeza janë lënë pas dore, ndërsa malet me plehra digjen duke helmuar banorët vendas dhe turistët.

"Narkoshteti i falimentuar Ramaduros falimentoi me sukses edhe këtë degë kryesore të ekonomisë tonë" shkruan Berisha që i sheh shkaqet e dështimit të këtij sezoni turistik tek qeveria e Ramës.

Statusi i Berishës në rrjetet sociale: Rënie dramatike e turizmit.

Të dashur miq, me gjithë propagandën e neveritshme të Ramaduros dhe mediave të tij, rënia dramatike e turizmit nga viti në vit është tashmë realiteti që nuk mohohet. Shkaqe më kryesore të kësaj rënie pandalshme sigurisht janë narkoeuro dhe çmimet stratosferike. Por ka dhe shkaqe të tjera. Kështu, krahas brigjeve, ujërave, panoramave magjepsëse të natyrës që vendi ofron turistëve, Shqipëria e Ramaduros ofron turistëve gjirizet që derdhen në ujërat e detërave dhe liqeneve tanë, dhe kjo me gjithë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza të ndërtuara nga Shëngjini në Sarandë, por që bashkitë socialiste u kanë vënë drynin për të mos paguar energjinë, ofron mungesën e ujit të pijshëm në piskun e zhegut dhe grumbujt e kodrat e plehrave në çdo skaj të vendit dhe tymin helmues e kancerogjen të maleve të plehrave që digjen nga dorë shtetërore kriminale. Narkoshteti i falimentuar Ramaduros falimentoi me sukses edhe këtë degë kryesore të ekonomisë tonë!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI