Flash

Mbyllet protesta në Prishtinë, thirrje kundër padrejtësisë së Gjykatës Speciale

Lapsi.al 7 August 2025
Mbyllet protesta në Prishtinë, thirrje kundër

Mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe të ardhur gjithashtu nga diaspora ishin sot në Prishtinë në një protestë kundër Gjykatës Speciale, e cila po gjykon krerët e UCK në Hagë.  Në protestë folën Hysni Gucati, Arbër Cacaj, djali i dëshmorit Nagip Cacaj, hetuesja Nevenka Tromp dhe Ali Ahmeti.

Lideri i BDI-së tha se rruga teksa erdhi në Prishtinë, ishte e mbushur me qytetarë nga të gjitha anët për të marrë pjesë në protestë. Sipas tij Gjykata Speciale po punon si Serbia. Ahmeti tha më tej se kush i mban të mbyllur në burg krerët e UCK-së është kundër stabilitetit në rajon.

“Në rajonin tonë, në disa lider të ri më së shumti mungon bashkëpunimi, stabiliteti e qartësia pro-perëndimore. Kush i mban të mbyllur këta kontribuues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë, dhe vet Perëndimit në Ballkan. Gjatë luftërave, pas tyre, e deri më sot, asnjëherë Serbia e zyrtarët e Maqedonisë nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes Gjykatës Speciale të Hagës. Po përpiqet të përmbys çdo të arritur në Kosovë. Gjykata u formua si u formua, u votua si u votua nga deputetë, u bë si u bë, ishte si ishte, por edhe ashtu siç u krijua, ajo nuk po e respekton të drejtën për një gjykim të paanshëm, të drejtë e brenda afatit të aryeshëm”, tha Ahmeti.

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së ka thënë se Gjykata Speciale nuk po sjell drejtësi, por dhunë politike.

“Nuk ka gjykatë në botë që mund ta zhbëjë të vërtetën historike. Kjo gjykatë me përzgjedhje selektive, vetëm për krimet e shqiptarëve, po synon ta përmbys historinë e Serbisë. Ajo po tenton të krijojë narrativen e rreme sikur Kosova ishte çliruar nga kriminelët. Ushtria Çlirimtare e Kosovës bashkë me NATO-n e kanë çliruar Kosovën nga kriminelët serbë. Kjo nuk është drejtësi, kjo është dhunë politike. Ky është kriminalizim i UÇK-së”, ka thënë Gucati.

 

Të këshilluara

Vijon beteja me flakët në Finiq

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata në Finiq po shkon drejt normalizimit. Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopterin e Forca Ajrore dhe punës së pandër...

17:59

Një vatër zjarri në Devoll

Një zjarr ka përfshirë një pjesë toke në fshatin Cangonj të Devollit. Sipas informacioneve, mësohet se zjarri ka rënë në barishte ndërsa në afërsi ka qenë nj...

15:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI