Flash

Protesta kundër "Speciales" në Prishtinë, reagon Edi Rama

Lapsi.al 7 August 2025
Protesta kundër "Speciales" në Prishtinë, reagon Edi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e mbajtur këtë të enjte në Prishtinë.

“Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?!

Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor me kontributin financiar të taksapaguesve të vet. Po, Liria ka emër dhe nuk është fajtore” – shkruan Rama në postimin e tij në Facebook. /LAPSI.al

Të këshilluara

Vijon beteja me flakët në Finiq

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata në Finiq po shkon drejt normalizimit. Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopterin e Forca Ajrore dhe punës së pandër...

17:59

Një vatër zjarri në Devoll

Një zjarr ka përfshirë një pjesë toke në fshatin Cangonj të Devollit. Sipas informacioneve, mësohet se zjarri ka rënë në barishte ndërsa në afërsi ka qenë nj...

15:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI