Flash

Greqia thotë se numri i migrantëve ka rënë që nga pezullimi i kërkesave për azil

Lapsi.al 7 August 2025
Greqia thotë se numri i migrantëve ka rënë që nga

Numri i migrantëve të paligjshëm që shkojnë në ishullin grek të Kretës ka rënë që kur ndjeshëm që kur Qeveria njoftoi një pezullim tremujor të seancave dëgjimore për azil – një vendim që është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut – tha Ministri greke e Migracionit më 7 gusht.

Një rritje e paprecedentë e mbërritjeve të migrantëve nga Libia në Kretë këtë verë e gjeti Greqinë të papërgatitur, pasi rruga që rëndom përdoret për migrim kalon përmes Detit Egje, përgjatë kufirit me Turqinë.

Më shumë se 7.000 migrantë kanë zbarkuar në Kretë dhe në ishullin e vogël fqinj, Gavdos, që nga fillimi i vitit, krahasuar me 4.935 në vitin 2024.

Rritja e numrit të migrantëve rriti zemërimin në mesin e popullsisë lokale, përfshirë edhe të sektorit të turizmit, duke rritur presionin ndaj Qeverisë së Kyriakos Mitsotakis. Më pas, ekzekutivi mori vendimin për pezullimin e procesit të azilit.

Ministri i Migracionit, Thanos Plevris, i cili e ka quajtur fluksin e migrantëve një “pushtim”, tha për transmetuesin publik ERT se Kreta kishte pranuar 2.642 migrantë vetëm në javën e parë të korrikut.

Sipas tij, mbërritjet kishin rënë në "më pak se 900" që nga data 9 korrik, kur Qeveria njoftoi pezullimin e seancave dëgjimore për azil.

“Mesazhi i qartë se shteti nuk do të japë më azil për tre muajt e ardhshëm dhe se emigrantët do të ndalohen, duket se ka dhënë efekt”, shtoi Plevris.

Grupet humanitare dhe ato për të drejtat e migrantëve e kanë kritikuar ashpër Greqinë, duke thënë se ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, pas njoftimit për pezullimin e azilit. Ndërkaq, agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka shprehur “shqetësim serioz.”

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, familja e të cilit vjen nga Kreta, ka zbatuar politika më të ashpra ndaj migracionit që prej ardhjes në pushtet në vitin 2019.

Qeveria e tij, pas pezullimit të azilit, propozoi legjislacion të ri që parashikon ndalimin e migrantëve deri në dy vjet për hyrje të paligjshme në shtet dhe deri në pesë vjet nëse kapen duke qëndruar ilegalisht në Greqi më pas.

Plevris tha se shpreson që masa të shndërrohet në ligj “në shtator”. /REL

Të këshilluara

Vijon beteja me flakët në Finiq

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se situata në Finiq po shkon drejt normalizimit. Pas ndërhyrjes nga ajri me helikopterin e Forca Ajrore dhe punës së pandër...

17:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI