Flash

Sot protestë për largimin e TECeve lundrues nga Gjiri i Vlorës

Lapsi.al 6 August 2025
Sot protestë për largimin e TECeve lundrues nga Gjiri i Vlorës

Aleanca Qytetare për Vlorën orgamizon sot në 6 Gusht, ora 8:00, një protestë para prefekturës Vlorë në protestë ku kërkohet largimi TEC lundrues nga Gjiri i Vlorës, një makineri që vjedh çdo ditë 94500 $. Shteti shqiptar ka paguar 250 milionë euro për dy anijet nga Bangladeshi që janë vendosur në Zvërnec për të prodhuar energji elektrike. Deri më sot, prej thuajse 3 vitesh, dy hekurishtet gjigante që i bekoi Belinda Balluku dhe ambasadorja Kim nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji. "Unë do jem atje në vijë të parë. Më pas unë dhe një grup qytetarësh do marrshojmë tek TEC lundrues. Kollona e marrshuesve me ty do jetë forcë tronditëse qytetare" ka shkruar në një njoftim në Facebook ambientalisti Lavdosh Ferruni. Atij i është bashkuar edhe gazetarja Beti Njuma "Shpresoj t’i bashkoheni ambientalistit Lavdosh Feruni për të shkulur nga bregu i Vlorës dy tecet lundruese që vazhdojnë të gllabërojnë paratë tona. Fatura e fundit do paguhet nga KESH-i që do të sigurojë asetet e TEC-it për një vit me një fond prej 174 milionë lekë apo 1.74 milionë eurosh. Para të hedhura në det dhe që ndosin në mënyrë të pakthyeshme bregdetin'. Protesta do të vijojë si msrshim drejt Zvërnecit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Statuja që trazoi një qytet të tërë

Një statujë sirene do të hiqet nga Kopenhageni pas debatit të hapur për mënyrën si është paraqitur. Statuja u kritikua si "e shëmtuar dhe pornografike". Agje...

22:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI