Flash

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë: Dënojmë lajmet e rreme ndaj ujit "Lajthiza”

Lapsi.al 5 August 2025
Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë: Dënojmë lajmet e rreme ndaj ujit

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë ka bërë një deklaratë ku shpreh shqetësimin për lajmet e pakonfirmuara për ujin “Lajthiza”.

"Prej disa ditësh, në disa portale dhe media online, janë publikuar “denoncime qytetarësh” ndaj produktit “Uji Lajthiza”.

“Denoncimi” i referohet një qytetari, të paidentifikuar, në një resort në Jug të Shqipërisë, gjithashtu të paidentifikuar. Sipas këtij “denoncimi”, uji kishte përmbajtje të lartë kripe. Këtë konstatim e përforconte edhe një kamerier, gjithashtu i paidentifikuar. E gjitha, ishte e qartë që ishte një inskenim për të dëmtuar imazhin e kompanisë, që hedh në treg prej 25 vjetësh një prej produkteve më cilësore të ujit.

Bashkimi Prodhuesve Shqiptarë është shumë i vëmendshëm ndaj respektimit të standardeve të sigurisë ushqimore. Ai do të mbaj qëndrim në rastet kur organet kompetente konstatojnë shkelje dhe cënim të standardit të sigurisë ushqimore. Por, me po të njëjtën përgjegjshmëri dhe përgjegjësi, BPSH kërkon të mbahet qëndrim nga institucionet kur prodhues të ndryshëm, bien pre e shantazhit apo sulmeve denigruese, për qëllime të caktuara.

Nuk është hera e parë që prodhuesë shqiptarë, kryesisht në fushën e industrisë ushqimore, bien pre e sulmeve publike pa asnjë bazë të vërtetueshme.

Këto sulme të qëllimshme cënojnë rëndë marrëdhënien dhe besueshmërinë mes prodhuesit dhe konsumatorit.

BPSH nxit çdo qytetar që, nëse vëren probleme me produktet ushqimore, t’i drejtohet institucioneve përkatëse. Gjithashtu BPSH nxit institucionet që të mbajnë qëndrime në mbrojtje të konsumatorëve, por njekohesisht i nxit të reagojnë edhe në rastet kur fabrikohen fakte për të sulmuar marka të ndryshme prodhuesish” – thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI