Flash

Banka Europiane jep 30 milionë euro kredi për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë

Lapsi.al 5 August 2025
Banka Europiane jep 30 milionë euro kredi për hekurudhën
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar këtë të martë, më 5 gusht, se do të mbështesë ndërtimin dhe elektrifikimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë me 30 milionë euro. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, BERZH bën me dije se ka aprovuar kredinë: “BERZH po i jep një kredi sovrane deri në 30 milionë euro Shqipërisë në dobi të kompanisë shtetërore hekurudhore ‘Hekurudha Shqiptare’. Kjo plotëson një kredi sovrane prej 30 milionë eurosh nga BEI dhe 60 milionë euro grante investimi dhe asistence teknike nga BE përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, të cilat u nënshkruan në fillim të këtij viti".  Projekti do të përfshijë rehabilitimin e rreth 34 kilometrave hekurudhë, ndërtimin e infrastrukturës moderne dhe rikonstruksionin e godinave të stacioneve përgjatë linjës. Linja Durrës–Rrogozhinë do të shërbejë si një nyje kyçe për lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut, duke përmirësuar integrimin ekonomik dhe lëvizjen ndërkufitare në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky është projekti i tretë hekurudhor madhor i mbështetur nga BERZH në Shqipëri, pas linjave Tirana–Durrës dhe Vorë–Hani i Hotit.

Megjithë mbështetjen financiare nga Bashkimi Europian, projekti i vetëm i hekurudhës në Shqipëri, Tiranë–Rinas–Durrës, është kthyer në një shembull zhgënjyes të paaftësisë institucionale. Me një gjatësi totale të ngjashme me Durrës-Rrogozhinë, punimet janë vonuar në mënyrë të përsëritur, duke e kaluar afatin e përfundimit disa herë rresht. Ky dështim ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e fondeve dhe kapacitetin për të realizuar projekte bazë infrastrukturore.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI