Flash

(EMRAT) Kush janë katër të rinjtë që u përplasën me armë në Tiranë

Lapsi.al 3 August 2025
(EMRAT) Kush janë katër të rinjtë që u

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e kaluar në zonën e Freskut në kryeqytet, në rrugën “Thoma Filipeu”, ku një i ri mbeti i plagosur me armë zjarri.

Policia ka zbardhur plotësisht dinamikën dhe identitetin e të përfshirëve në konfliktin me pasoja të rënda.

I plagosur: Jurgen Abazi, 28 vjeç

Autor i plagosjes: Klejvis Caka (Lusha)

Bashkëpunëtorët: Andi Gurra (Në kërkim), Xhonatan Qerimi (I arrestuar)

I plagosur në ngjarje mbeti Jurgen Abazi, 28 vjeç, i cili u qëllua me plumb në bark dhe u transportua menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdes mjekësor dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, Klejvis Caka, i njohur edhe si Klejvis Lusha, 26 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” (e mbetur në tentativë), “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”

Hetimet zbuluan se pas ngjarjes, autori i dyshuar u ndihmua për t’u larguar nga vendngjarja nga dy persona, Xhonatan Qerimi, 27 vjeç, i cili u arrestua në flagrancë për “Përkrahje të autorit të krimit” dhe Andi Gurra, 26 vjeç, i shpallur në kërkim për të njëjtën vepër.

Sipas Policisë, të dy bashkëpunëtorët dyshohet se ishin të pranishëm gjatë ose pas konfliktit dhe kanë ndihmuar në fshehjen dhe largimin e autorit të armatosur.

Ngjarja po hetohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit dhe bashkëpunëtorit tjetër në kërkim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI