Flash

Tragjedia në stacionin hekurudhor, pranga ish-ministërit të Infrastrukturës në Serbi

Lapsi.al 1 August 2025
Tragjedia në stacionin hekurudhor, pranga ish-ministërit të

Policia në Serbi ka kryer arrestime të shumta në lidhje me tragjedinë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku më 1 nëntor 2024 u shemb çatia, duke shkaktuar vdekjen e 16 personave.

Mësohet se janë arrestuar deri tani gjashtë persona, mes tyre edhe Tomislav Momiroviç, ish-ministër i Ndërtimit dhe Infrastrukturës për periudhën 2020-2022. Momiroviçi u arrestua në aeroportin e Beogradit pak para se të nisej me avion drejt jashtme, raportojnë mediat serbe.

Policia ka tentuar të arrestojë edhe një ish-ministër tjetër, Goran Vesiç, por ai nuk është gjetur në shtëpi. Sipas njoftimeve të fundit, Vesiçi u transportua urgjentisht mbrëmë në spital ku i është nënshtruar një operacioni kirurgjikal.

Ai ka mbajtur postin e ministër i Ndërtimit dhe Infrastrukturës nga viti 2022 deri në mes të nëntorit 2024, kur dha dorëheqjen për shkak të tragjedisë në stacionin hekurudhor.

Janë arrestuar gjithashtu edhe zv.ministrja e të njëjtit dikaster, si dhe disa zyrtarë të kompanive që ishin të përfshirë në rindërtimin dhe rikualifikimin e stacionit hekurudhor.

Tragjedia ndodhi vetëm tre muaj pas përfundimit të punimeve të rindërtimit të stacionit.

Arrestimet u urdhëruan nga Prokuroria e Përgjithshme për Krim të Organizuar, e cila po heton mundësinë e korrupsionit gjatë rindërtimit të rrjetit hekurudhor nga Beogradi deri në kufirin me Hungarinë.

Në njoftimin zyrtar të prokurorisë thuhet se të arrestuarit, si dhe pesë persona të tjerë në kërkim, dyshohen për “keqpërdorime financiare me qëllim përfitimin personal”. Gjithashtu raportohet se nga veprimet e tyre është shkaktuar dëme në buxhetin shtetëror në vlerë prej 115 milionë dollarësh.

Vdekja e 16 personave në stacionin hekurudhor të Novi Sadit shkaktoi një valë reagimesh të forta. Studentët, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale, kanë protestuar prej nëntorit 2024, duke mbajtur të bllokuara fakultetet e universiteteve publike.

Sot, në përkujtim të nëntë muajve nga tragjedia, në Novi Sad dhe qytetet e mëdha të Serbisë do të organizohen tubime përkujtimore në nder të viktimave.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

E premtja do të jetë një ditë tipike vere në Shqipëri, me mot të kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin. Qielli do të jetë kryesisht i pastë...

07:15

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI