Flash

Apeli dënon përfundimisht Dodik me 1 vit burg

Lapsi.al 1 August 2025
Apeli dënon përfundimisht Dodik me 1 vit burg

Gjykata e Apelit e Bosnjës mbështeti sot dënimin e udhëheqësit politik serb të Bosnjës Milorad Dodik me një vit burg dhe një ndalim gjashtëvjeçar nga detyrat publike për ”mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar, përgjegjës për zbatimin e Marrëveshjes së Paqes të vitit 1995”.

Milorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjës (Republika Srpska, RS), është shpallur përfundimisht fajtor për nxjerrjen e dy ligjeve në korrik 2024, të miratuara nga Parlamenti i RS, të cilat ndalojnë zbatimin në territorin e entitetit serb të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës.

“Kopja me shkrim e vendimit iu dërgua palëve më 1 gusht 2025 dhe nuk lejohet apel kundër këtij vendimi të njëjtë”, deklaroi Gjykata në një deklaratë.

Dënimi i Milorad Dodik është i pashembullt në Bosnjë, një vend i ndarë që nga fundi i luftës së viteve 1992-1995 në dy entitete, serbe dhe kroate të Bosnjës, dhe jeta politike dhe ligjet e të cilit që atëherë janë mbikëqyrur nga një Përfaqësues i Lartë Ndërkombëtar, një pozicion që aktualisht mbahet nga gjermani Christian Schmidt.

Menjëherë pas dhënies së dënimit të shkallës së parë, Milorad Dodik, i cili nuk ishte paraqitur para Gjykatës Shtetërore në Sarajevë për të dëgjuar vendimin, mblodhi disa mijëra mbështetës të tij në Banja Luka, kryeqytetin e Republikës Srpska, dhe e hodhi poshtë vendimin, duke pretenduar se nuk ishte “fajtor për asgjë”.

Në përgjigje të vendimit, ai gjithashtu i kërkoi parlamentit të entitetit serb të miratonte një ligj që ndalonte sistemin qendror të policisë dhe drejtësisë të vendit të vepronte në Republikën Srpska dhe u bëri thirrje serbëve që punonin në këto institucione të largoheshin.

Ky reagim çoi në hapjen e një hetimi tjetër nga zyra e prokurorit, këtë herë për “sulm ndaj rendit kushtetues”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI