Flash

Vrau të dashurën dhe më pas i dogji banesën, lihet në burg 31-vjeçari në Pogradec

Lapsi.al 31 July 2025
Vrau të dashurën dhe më pas i dogji banesën, lihet në

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Ilirjan Selmanin, i cili vrau me thikë të dashurën e tij, Kozeta Teço dhe më pas i vuri flakën shtëpisë së saj, për të humbur gjurmët. Edhe pse Selmani nuk e ka pranuar krimin, provat e hetuesve treguan se ai është autori.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën në mbrëmje ku Selmani kishte shkuar në shtëpinë e Teços, me të cilin rezultonte i lidhur prej disa vitesh.

Dyshohet se mes çiftit ka pasur një grindje të çastit, e cila ka degraduar në dhunë fizike të Selmanit ndaj 52 vjeçares dhe në fund përfundoi me vrasjen e partneres dhe djegien e banesës.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale pasi dyshohej se 52 vjeçarja kishte humbur jetën nga asfiksia pasi iu dogj banesa.

Por, pas këqyrjes së trupit të pajetë të Kozeta Teços u konstatuan dëmtime të dyshuara të shkaktuara me thikë, çka solii edhe zbulimin e krimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI