Flash

Dy penallti nuk mjaftojnë, Vllaznia thyhet në shtesa me Vikingur: eliminohet Martini

Lapsi.al 31 July 2025
Dy penallti nuk mjaftojnë, Vllaznia thyhet në shtesa me Vikingur:

Nuk ka tris kualifikimesh në raundin e tretë të Conference League për ekipet shqiptare. Pas Dinamos e Egnatias, Vllaznia dështon në misionin e saj për të kaluar Vikingur. Islandezët që ishin mundur 2-1 në Loro Boriçi u arritën dy herë nga shkodranët, me dy penallti të Balajt. Naivitetet defensive ndëshkuan ekipin e Martinit, që pas 3-2 në kohën e rregullt, pësoi golin fatal në shtesa nga Thorkelsson, që vulosi rezultatin dhe çështjen e kualifikimit në minutën e 94'.

Vllaznia në Rekjavik provoi të mbronte fitoren e ndeshjes së parë, por prapa ishte shumë tolerante për të ndaluar një skuadër fizike si Vikingur. Hafsteinsson shënoi shumë shpejt golin e avantazhit, në minutën e 10', por penalltia e shndërruar në gol nga Balaj ekuilibroi rezultatin në minutën e 26’. Një rezultat që natyrisht i shkonte për shtat Martinit, por që u kuptua se do të ishte e vështirë të ruhej.

Lexo më tej: Selmani siluron Dinamo Minsk: Egnatia kualifikohet në raundin e 3-të, e pret Ljubjana

Hansen mori për dore Vikingur në pjesën e dytë, por krahu i majtë i prapavijës kuqeblu lejoi shumë. Dy golat e sulmuesit ishin pothuaj identic. E nëse 2-1 i minutës së 55’ u barazua nga një penallti tjetër e realizuar nga Balaj në minutën e 85’, shkodranët nuk mundën të bënin asgjë për të ndryshuar fatet e lojës kur Hansen shënoi dygolëshin personal në minutën e 86’.

Një goditje e rëndë, që i hoqi kualifikimin Vllaznisë 4 minuta nga fundi. Në shtesa pastaj u kuptua diferenca fizike mes Vikingur, në mes të kampionatit dhe Vllaznisë, që ende nuk e ka nisur. Thorkelsson shënoi golin e 4-2 final në minutën e 94’, duke eliminuar shkodranët, raundi i tretë për të cilët mbetet tabu.

Vikingur 4-2 Vllaznia *pksh (5-4)

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/688bbd166e53e.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/688bc06a71a6d.mp4"][/video]

[video width="652" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/688bd2e37ed9e.mp4"][/video]

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/688bd33c4806f.mp4"][/video]

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/07/688bd968cf843.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI