Flash

Aksidenti tragjik në Borsh, viktimë shoferi i furgonit bashkë më gruan e tij

Lapsi.al 30 July 2025
Aksidenti tragjik në Borsh, viktimë shoferi i furgonit bashkë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Borsh. Rreth orës 14:20 në aksin rrugor Borsh - Plazh, një furgon është përplasur me një fuoristradë, ku si pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i fugonit shtetasi Kujtim Mehmeti 60 vjeç së bashku me bashkëshorten.

Drejtuesi i foristradës shtetasi Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjeksore në spitalin e Sarandës.

Në vendgjarje vijojnë të ndodhen forca te shumta policie.

Njoftimi i policisë:

Borsh/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj.

Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

Berisha: Balluku në Fier si Assadi në Siri

Kreu i PD në një konferencë për mediat ditën e sotme ka cilësuar sërish procesin zgjedhor të 11 majit si një farsë elektorale, e cila sipas tij ka qenë një garë...

13:32

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI