Flash

Del një VIDEO E RE/ Çfarë ndodhi pasi polici goditi kamerierin në Vlorë

Lapsi.al 28 July 2025
Del një VIDEO E RE/ Çfarë ndodhi pasi polici goditi kamerierin

Kanë dalë të tjera pamje nga përplasja e ndodhur në një bar - restorant të Vlorës ku fillimisht një nënkomisar policie dhe mikua i tij goditën një kamerier për një shishe me ujë më tepër në tavolinë.

Më pas ish-shefi i Rrugores në Vlorë, Arjan Isufi është dhunuar nga disa persona, mes të cilëve edhe pronari i restorantit.

Nga pamjet e publikuara nga avokatit Kujtim Cakrani duket momenti i konfliktit dhe njerëzit që largohen me vrap në kushtet e panikut.

Vëllai i oficerit të Policisë deklaroi në media se Ardian Isufi u dhunua nga të paktën 15 persona, miq të pronarit të hotelit.

Nënkomisari i policisë ndodhet në spital për shkak se thuhet se ka shpatullën e thyer ndërsa ndaj tij është vendosur masa e pezullimit nga detyra. /LAPSI.al

Të këshilluara

Vatër zjarri në Konispol

Një vatër zjarri është ndezur në këto momente në fshatin Janjar, Bashkia Konispol. Vatra e zjarrit është pranë kufirit me Greqinë. Në terren për të shmangur ...

20:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI