Flash

Kodi i ri Penal/ Burg për komentet që synojnë të ndikojnë vendimet e gjykatës

Lapsi.al 27 July 2025
Kodi i ri Penal/ Burg për komentet që synojnë të

Një draft i ri për Kodin Penal, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, parashikon masa të reja ndëshkuese ndaj kujtdo që përpiqet të ndikojë vendimmarrjen e gjykatës përmes komenteve publike.

Në dokumentin e publikuar, ndër dispozitat e reja është përfshirë edhe një nen që sanksionon penalisht deklaratat që mund të dëmtojnë pavarësinë e gjyqësorit apo të ndikojnë mbi perceptimin publik për proceset gjyqësore.

Sipas parashikimeve të nenit 534, çdo koment apo publikim që ka për qëllim ushtrimin e presionit ndaj gjykatës, manipulimin e provave, apo nxitjen e mosbesimit tek pavarësia e saj, do të konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë ose burg deri në tre vite.

Neni 534, ndikimi në pavarësinë e gjykatës

“Bërja apo publikimi i komenteve me anë të të cilave synohet haptazi të ushtrohet ndikim në aftësinë e gjykatës për të marrë vendimet, nëpërmjet krijimit të rrethanave shtypëse ndaj pavarësisë së saj, shtrembërimit të qëllimshëm të cilësisë së provave apo paraqitjes së tyre në kundërshtim me përmbajtjen e vërtetë, imponimit për të krijuar pabesueshmërinë në publik të aftësisë së gjykatës për të qenë e pavarur, të kryera për çdo interes apo përfitim, për të dëmtuar apo favorizuar persona të veçantë, e kryer përpara dhënies së një vendimi gjyqësor, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet” - shkruhet në draftin e ri të Kodit Penal. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI