Flash

GAFA/ Në operacionin e SPAK u arrestua gabimisht një person i pafajshëm

Lapsi.al 27 July 2025
GAFA/ Në operacionin e SPAK u arrestua gabimisht një person i

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për 5 prej të akuzuarve nga SPAK për trafik narkotikësh nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe.

Bëhet me dije se një nga të arrestuarit, Ilir Lloshi është lënë i lirë për shkak se ishte arrestuar gabimisht. Raportohet se arrestimi i tij është ngatërruar për shkak se gjeneralitetet dhe vendbanimi ishin të njëjta me të personit që kërkohet nga SPAK si i dyshuar për trafik droge.

Ndërkohë janë lënë në burg Ermir Ndrejaj, Artur dhe Klevis Hoxhosmani, Erjon Alibej dhe Plarent Dervishaj. Këta dy të fundit janë tashmë në qeli dhe janë njohur aty me masën tjetër të arrestit, pasi po hetohen për disa vepra të tjera të rënda penale, si vrasje dhe atentate mafioze. Alibej është gjithashtu i penduar i drejtësisë dhe po zbardh detaje për disa nga atentatet mafioze më të bujshmë në vend.

Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim dhe Elidon Skëndaj. Ai njihet edhe me emrat Devid Patrut dhe Devid Boraj. Sipas raportimeve, dyshohet se Skëndaj është larguar jashtë vendit dhe strehohet në Dubai.

SPAK deklaroi se nën hetim lidhur me aksionin janë 16 persona, ndërsa janë sekuestruar 6 ton kokainë me vlerë 411 milionë euro. Në njoftimin e SPAK thuhet se aktiviteti i këtij grupi të strukturuar kriminal për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike është bërë në disa episode të zhvilluara kryesisht gjatë periudhës 2020–2021.

Për fshehjen e drogës përdoreshin mënyra të ndryshme, si për shembull fshehje në paleta me dru (Belgjikë, Francë), kuti me banane (Holandë) dhe thasë me kokrra kakaoje (Rotterdam), duke e maskuar kështu si mall tregtar për të shmangur kontrollin doganor.

Çdo komunikim mes tyre bëhej nëpërmjet një komunikimi të koduar, aplikacionit Sky/ECC, ku përdoruesit mbuloheshin pas pseudonimesh dhe kodeve PIN. Për kryerjen e pagesave, grupi kishte zbatuar një metodë të sofistikuar për të shmangur sistemin bankar tradicional: sistemin informal të pagesës Hawala.

Sipas SPAK, grupi kriminal kishte gjithashtu akses në infrastrukturën doganore përmes lidhjeve me individë të përfshirë në porte apo agjenci kontrolli në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të operacionit janë realizuar kontrolle të shumta, nga të cilat ndër të tjera janë sekuestruar: rreth 50 mijë euro, 3 automjete, një mjet lundrues skaf, 3 pistoleta, 2 ora luksoze, 16 telefona të markave Iphone dhe Samsung, karta bankare dhe dokumente financiare, dron, dy radio dhe dokumente identifikimi dhe pronësie. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI