Flash

Dosja me 17 ton kanabis djeg prokuroren Flora Çela

Lapsi.al 24 July 2025
Dosja me 17 ton kanabis djeg prokuroren Flora Çela

Kolegji e gjeti të drejtë kërkimin e drejtuesit të SPAK për shkarkimin e prokurores Flora. Çela lidhur me mangësitë e konstatuara në hetimet e kryera prej saj për kapjen e 16 tonë cannabis sattiva në vitin 2017, si dhe në disa çështje të tjera.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 23 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Vlorës, Flora Çela, për cënim të besimit të publikut për shkjak të mangësive të përsëritura në hetimin e disa çështjeve, ku më kryesorja u konsiderua ajo lidhur me kapjen e 16 tonëve cannabis sativa në vitin 2017, që përfundoi vetëm me një të dënuar.

Prokurorja Çela u pezullua nga detyra më 17 tetor 2023, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi mangësi në kriterin profesional, por që u vlerësuan se mund të plotësoheshin duke ndjekur rishtazi programin e trajnimit pranë Shkollës së Magjistraturës. Pas këtij trajnimi ajo u konfirmua në detyrë, por vendimarrja u ankimua në Kolegj prej Komisioneres Publike, Irena Nino, bazuar në një rekomandim të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Gjatë bisedimeve përfundimtare në Kolegj, drejtuesi i SPAK, Altin Dumani që ka marrë kompetencat e Komisionerëve Publik, kërkoi shkarkimin e Çelës për dështime të përsëritura në hetimin e çështjeve, veçanërisht për mënyrën e hetimit të kryer pas kapjes së sasië së madhe të lëndës narkotike në 2017-ën.

Prokurorja Flora Çela i kundërshtoi gjetjet duke pretenduar se nuk kishte shkelje penalizuese.

Kryetarja e trupit gjykues të Kolegjit, Natasha Mulaj deklaroi ndër të tjera gjatë shpalljes së vendimit, se mangësitë e konstatuara në procedimin penal të vitit 2017, si çështja kryesore në vetingun e subjektit, në drejtim të një veprimtarie të pamjaftueshme hetimore e jo të kryer në kohë, apo kohëzgjatjen e pakuptimtë duke zbehur rëndësinë e ngjarjes, së bashku me mangësitë e konstatuara në mënyrë të përsëritur në katër procedime penale, tregojnë se veprimtaria e Çelës nuk pajtohet me pozicionin e saj si prokurore. Sipas Mulajt, mangësitë nuk mund të korrigjohen përmes trajnimit njëvjeçar në Shkollën e Magjistraturës dhe përbëjnë shkak për shkarkimin e saj nga detyra.

Kolegji çmon se KPK nuk duhej ti vlerësonte mangësitë vetëm në drejtim të aftësive profesionale, por dhe në drejtim të cënimit të besimit të publikut. Në përfundim u deklarua se Kolegji vendosi të shkarkojë nga detyra prokuroren Flora Çela.

Të këshilluara

Vatër zjarri në Delvinë

Zjarri i përmasave të mëdha që ka nisur prej disa orësh djeg sipërfaqe të gjera me kullota në zonën e luginës së Kalasës, pranë Delvinës. Flakët kanë përfshirë ...

17:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI