Flash

Pamje të rënda/ Ndiz bluzën 20 sekonda, gruaja humb jetën pas sfidës, pranga fituesit

Lapsi.al 22 July 2025
Pamje të rënda/ Ndiz bluzën 20 sekonda, gruaja humb jetën

Një video e rëndë është shpërndarë në rrjetet sociale kur një 36-vjeçari i vendos flakën bluzës së saj teksa fliste me një person. Ky akt ka ardhur pasi 36-vjeçarja humbi një sfidë dhe pakti ishte se humbësi duhet të digjte veshjen dhe sduhet ta hiqte për 20 sekonda.

Në video gjithçka nis qetë ndërsa gruaja ndez bluzën e saj. Pak sekonda më pas ajo panikoset dhe largohet drejt familjarëve të saj për ta ndihmuar për të shuar flakët. Personi i cili fitoi sfidën e ndoqi ngjarjen ndërsa shihet i pashqetësuar teksa qesh. (VIDEO KETU)

Gruaja pësoi djegie të rënda dhe ndërroi jetë dy javë më vonë. Personi që i dha këtë sfidë u arrestua por nuk shprehu pendesë duke thënë se nuk ndihej fajtor për vdekjen e saj. Kjo ngjarje solli reagime të shumta në rrjetet sociale teksa theksuan se mediat sociale po shkaktojnë ngjarje të tilla të rënda. Të tjerë fajësuan palët si të papjekur dhe që kryen një akt të pamenduar mirë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI