Flash

Rama: Asgjë e ndërtuar pas 2020 nuk do të legalizohet

Lapsi.al 21 July 2025
Rama: Asgjë e ndërtuar pas 2020 nuk do të legalizohet

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë së kryeqytetit.

Rama ka folur lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike, ku tha se do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe nuk do të ndalet.

Ai ka deklaruar se do të miratohet me ligj një "listë e zezë" e ndërtuesve dhe investitorëve, ku shtoi se kush bëhet pjesë e kësaj liste do të ketë penalizime të rënda.

Gjithashtu ka njoftuar se do të merren masa drastike për dy kategori ndërtuesish, të cilët kreu i qeverisë i ka cilësuar si më problematikët.

Rama iu bëri thirrje këtyre ndërtuesve të zgjidhin problematikat para miratimit të aktit normativ nga qeveria. Kreu i qeverisë ka deklaruar se shteti do të konfiskojë të gjithë godinat e braktisura në Shqipëri që prej vitit 1990.

Më tej, kryeministri foli lidhur me kantieret e ndërtimit, për të cilët tha se janë nhjë problem i madh i patolerueshëm, ndonëse sipas tij disa bashki i kanë toleruar.

Rama tha se për këtë çështje do të ketë një ndërhyrje nga qeveria dhe gjithashtu do të merren masa për ato kantiere që nisin punën ende pa marrë lejen.

Gjatë fjalës së tij Rama ka bërë me dije se asnjë ndërtim i bërë pas 2020 nuk do të legalizohet. Ai ka deklaruar sot se do të ketë masa penale për zyrtarët shtetërorë të cilët kanë evidentuar ndërtimet pa leje dhe nuk i kanë denoncuar.

Ai tha së njerëzit që përfaqësojnë shtetin nuk mund të luajnë me dy porta, por duhet të marrin përgjegjësi. Rama u shpreh se policia nuk ka për detyrë të merret me lejet e ndërtimit apo me kontrollet e tyre, por është e detyrueshme të informohet nëse ka leje ndërtimi.

Kryeministri theksoi se do të ketë penalizime për këdo që hedh firmë në shkelje të ligjit.

Ai ka njoftuar po ashtu se do të krijohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit dhe Zhvillimit dhe do të ketë përfaqësi në çdo bashki të vendit me rol udhëheqës në kontrollin dhe orientimin e zhvillimeve urbane.

Ndërtimi i kësaj agjencie, sipas Ramës, do të lehtësojë sidomos bashkitë e vogla që kanë mungesë arkitektësh dhe do t'i ndihmojë të krijojnë një bazë ndërveprimi mes komunitetit, investitorëve, pushtetit vendor dhe shtetit në tërësi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI