Flash

Frikë për hakmarrje brenda burgut, vrasësit e Renis Dobrës transferohen në Tiranë

Lapsi.al 20 July 2025
Frikë për hakmarrje brenda burgut, vrasësit e Renis Dobrës

Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj, të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në Burrel, janë transferuar në paraburgimin e burgut 313 në Tiranë, pas vendimit të Gjykatës së Dibrës, e cila caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”.

Transferimi u bë për arsye sigurie, pasi në burgun e Burrelit punojnë të afërm të viktimës.

Ndërkohë, dy të dyshuar të tjerë, vëllezërit Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj, janë në kërkim të autoriteteve, pasi dyshohet se janë larguar nga vendi përmes Kosovës.

Hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje vijojnë, ndërsa policia dhe prokuroria janë duke bashkëpunuar edhe me autoritetet ndërkombëtare për kapjen e personave në arrati.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI