Flash

Shpjegimi i Ramës për Thethin "Fajin e ka prokurorja Elsa Gjeli"

Lapsi.al 18 July 2025
Shpjegimi i Ramës për Thethin "Fajin e ka prokurorja Elsa

Kur panë se fadromat po u afroheshin bujtinave për t'i shembur, banorët e Thethit rrëfyen para gazetarëve se inspektorët e bashkisë së Shkodrës dhe drejtuesit e policisë lokale kishin marrë para për të lejuar ndërtimin e godinave të reja pa leje. Disa treguan se kishin dhënë 5 apo 10 mijë euro bakshish, të tjerë kishin marrë kredi në bankë për të mbushur xhepat e policisë dhe inspektorëve, ndërsa disa akuzuan publikisht para kamerave shefin e policisë dhe vartësit e Benet Becit se mbyllën një sy për ndërtimet pa leje, pasi morën paratë.

VIDEO e Ramës në Theth/ Ajo që dje ishte zhvillim, sot u kthye në krim!

Por, edhe pse drejtorët e bashkisë së Shkodrës u shkarkuan nga detyra bashkë me shefin e policisë, kryeministri Edi Rama vazhdon të mbrojë një version tjetër për mungesën e ndërhyrjes së hershme nga autoritetet. Fajin, thotë ai, e ka prokurorja Elsa Gjeli.

Nga Berati, ku po zhvillonte një takim me përfaqësues të sektorit të teknologjisë dhe inovacionit, kreu i qeverisë deklaroi se zinxhiri institucional në Theth nuk ka funksionuar dhe fajësoi drejtëpërdrejt prokuroren për mosveprim.

“Ata që duhet t’i shikonin, nuk kanë bërë gjënë e duhur. Një strukturë e ka çuar çështjen në Prokurori, por prokurorja ka thënë se nuk ka problem. Kjo është arsyeja pse ndërtimet nuk u ndaluan më herët. Prokurorja ka thënë këtu s’ka probleme” tha Rama.

Nga ky qëndrim, nuk kuptohet nëse kryeministri është vërtet i paaftë të kuptojë se njerëzit që e rrethojnë vazhdojnë hanë mollë dhe dardha, apo se tashmë është e pamundur ta shkulësh korrupsionin e kësaj administrate dhe Rama s'ka zgjidhje tjetër veçse të fajësojë thjesht dhe vetëm një prokurore.

Të këshilluara

Kosova “shpëton” eksportet shqiptare

Eksportet janë rritur lehtë në qershor për të dytin muaj radhazi. Ecuria e qershorit është ndikuar nga rritja e fortë e eksporteve të lëndëve djegëse drejt Koso...

15:35

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI