Flash

Policia zbulon ku fshihen vëllezërit që vranë Renis Dobrën

Lapsi.al 18 July 2025
Policia zbulon ku fshihen vëllezërit që vranë Renis

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket vrasjes së Renis Dobrës me 8 korrik.

Policia ka mundur të konfirmojë me pamje filmike dhe me prova, se të 4 personat Fatjon Bushgjoka (i arrestuar) Aleksandër Bushgjoka, Kristi Bushgjoka si dhe Petrit Çakrri kanë marrë pjesë në rrëmbimin e 23-vjecari.

Për sa i përket dy vëllezërve në kërKim, rezulton se Aleksandër Bushgjoka ka dal jashtë vendit duke përdorur kufirin me Kosovën, një ditë pas ngjarje, më 9 korrik ka kaluar në Kosovë pasi ende nuk ka qënë në kërkim.

Ndërkohë edhe per Kristi Bushgjokën policia ka dyshime të forta se ka kaluar në Kosovë dhe fshihet atje.

Në Kosovë dhe më pas në Tropojë pak ditë pas ngjarjes ka kaluar edhe Petrit Çakrri i cili u arrestua ne hyrje të Tropojës.

Policia shqiptare është në bashkëpunim me autoritetet e Kosovës për kapjen e tyre.

Ndërkohë policia si pistë kryesore vijon të ketë konfliktet e drogës në Gjermani mes viktimës dhe vëllezërve Bushgjoka.

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vëllezërit Bushgjoka dhe Petrit Çakrri të kenë marrë porosi nga persona të tretë pikërisht për trafikimim e lëndëve narkotike.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI