Flash

Kancelari Merz për BBC: Europa të bëjë më shumë për mbrojtjen

Lapsi.al 18 July 2025
Kancelari Merz për BBC: Europa të bëjë më shumë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz pranon kritikat e Presidentit Trump për mungesën e fondeve nga Europa për sigurinë e përbashkët. Në një intervistë për rrjetin britanik BBC, ai tha se pas samitit të mbajtur në Hagen një muaj më parë, kontributi financiar do të rritet nga vendet partnere.

“E dimë që duhet të bëjmë më shumë. Ata po na kërkojnë të bëjmë më shumë dhe ne po e bëjmë këtë. Besoj se tashmë jemi në të njëjtën linjë. Ne nuk jemi mjaftueshëm të fortë, ushtria jonë nuk është mjaftueshëm e fortë, prandaj po shpenzojmë shumë para”, tha Merz.

Në një intervistë për BBC, Merz u shpreh se marrëdhëniet me presidentin amerikan janë shumë të mira dhe janë në kontakt të vazhdueshëm duke diskutuar për luftën në Ukrainë dhe çështjen e tarifave.

“Po përpiqemi të sjellim fundin e kësaj lufte. Po koordinohemi për Ukrainën dhe për tarifat tregtare. Flasim në telefon një herë në javë, po koordinojmë përpjekjet tona. Një çështje është lufta në Ukrainë, dhe e dyta janë debatet dhe tarifat tona tregtare”, shtoi Merz.

Kancelari Merz është një kritik i ashpër i Rusisë. Pas marrjes së detyrës, ai udhëtoi me tren së bashku me liderë të tjerë europianë drejt Kievit për t’i shprehur mbështetjen.

“Rusia është një kërcënim për paqen dhe rendin politik në Europë, jo vetëm për Ukrainën”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, BE-ja dhe SHBA-ja janë në negociata për ribalancimin e marrëdhënieve të tyre tregtare. Sipas paralajmërimeve të Trump, Evropës i mbeten edhe disa ditë deri në zbatimin e tarifave 30% për mallrat.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI