Flash

Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë € dhe i marrin peng vëllain

Lapsi.al 18 July 2025
Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë

"Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. Kështu e ka nisur rrëfimin anëtarja e Komisionit të Prokurimit Publik L. S., e cila ka pranuar vjedhjen e 200 mijë eurove dhe paundëve dhe rrëmbimin për pak orë të të vëllait.

Kjo ngjarje u zbulua nga SPAK gjatë hetimeve për shkelje të barazisë në tendera dhe ku përgjimet e shfaqnin punonjësen shtetërore duke u ankuar tek familjarët për grabitjen e ndodhur në qytetin e Librazhdit.

Por ndërsa ky hetim është finalizuar me 11 të pandehur mes tyre edhe kreu i KPP Jonaid Myzyri, dosja e dytë e grabitjes po investigohet ende nga prokurori Elvin Gokaj.

Zyrtarja thotë se si një person u qëndroi me armë tek koka ndërsa të tjerët kontrolluan banesën derisa gjetën vaultat euro dhe paund. "Pastaj morën peng vëllain dhe e lanë në Labinot që ai të mos denonconte dhe ai u kthye në këmbë” thotë zyrtarja që insiston se paratë ishin dërguar nga vëllezërit e tjerë të cilët janë emigrantë.

Grabitjen e ka pranuar edhe familjari tjetër, ndërkohë që SPAK është në pritje të përgjigjes nga policia lokale e Librazhdit dhe Elbasanit për të marrë detaje mbi ngjarjen. /Marrë nga TCH

Të këshilluara

Itali, shqiptari aksidentohet në punë

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në Cavaso del Tomba, në rrugën San Pio X në Itali nga ku mësohet se një punëtor 43-vjeçar me origjinë shqiptare, i angaz...

16:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI