Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Trump shfaqet me këmbë të enjtura, reagon Shtëpia e Bardhë

Lapsi.al 17 July 2025
Trump shfaqet me këmbë të enjtura, reagon Shtëpia e

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt publikoi një letër të mjekut të Donald Trump se presidentit amerikan iu bë një vizitë për ënjtje në pjesën e poshtme të këmbëve. Testet zbuluan “pamjaftueshmëri kronike venoze”, një “gjendje beninje”.

Një mavijosje e lehtë në dorën e tij është “e pajtueshme me shtrëngimet e shpeshta të duarve”.

Funksioni i zemrës së tij, siguroi ajo, është normal. Leavitt reagoi pas publikimit të disa fotove që u shfaqën në media që tregonin kyçet e këmbëve të fryra të Trump dhe mavijosjet në duar. Sipas Leavitt, Trump iu nënshtrua testeve vaskulare pasi vuri re ënjtje në këmbë, por të gjitha rezultatet ishin brenda kufijve normalë.

“Presidenti iu nënshtrua një ekzaminimi gjithëpërfshirës, i cili përfshinte studime diagnostikuese vaskulare. U kryen ultratinguj bilateralë venozë Doppler të gjymtyrëve të poshtme, të cilët zbuluan pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje beninje dhe e zakonshme, veçanërisht tek individët mbi 70 vjeç”, - tha Leavitt në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Ai theksoi se nuk u gjet asnjë provë e trombozës së thellë të venave ose sëmundjeve arteriale. Leavitt komentoi gjithashtu mbi fotot që qarkullojnë në internet që tregojnë mavijosje të vogla në pjesën e pasme të dorës së presidentit, duke ia atribuar ato “acarimit të lehtë të indeve të buta të shkaktuar nga shtrëngimet e shpeshta të duarve”. “Presidenti është në shëndet të shkëlqyer”, siguroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI