Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Vatër zjarri në Selenicë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selen...

20:02

Përkeqësohet situata në Drenovë të Mallakastrës, situata mbetet kritike

Lapsi.al 17 July 2025
Përkeqësohet situata në Drenovë të Mallakastrës,

Zjarri i rënë në zonën e Drenovës në Mallakastër ka marrë përmasa alarmante, ndërsa situata është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit. Dhjetëra forca zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Patosi, Albpetroli, bashkitë dhe efektivë të ushtrisë janë angazhuar në terren për të përballuar flakët që po përhapen me shpejtësi.

Pavarësisht ndërhyrjeve nga ajri, përfshirë përdorimin e helikopterëve, zjarri vijon të jetë jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë, e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe të gjerë pyjore dhe kullotash.

Shërbimet e emergjencës po punojnë me intensitet për të shmangur afrimin e zjarrit drejt zonave të banuara, ndërsa rreziku për banesat mbetet real nëse situata nuk vihet nën kontroll në orët në vijim.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim nga komuniteti, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e evakuimit në rast se zjarri avancon më tej.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI