Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

Dyshohej si spiun i Serbisë, arrestohet një polic në Kosovë

Lapsi.al 17 July 2025
Dyshohej si spiun i Serbisë, arrestohet një polic në Kosovë

Autoritetet kosovare kanë zhvilluar të enjten një aksion në lidhje me dyshimet për spiunazh, duke intensifikuar luftën kundër rrjetit të spiunazhit.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua një polic nga komuna e Kamenicës, bëri të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili deklaroi se “po çmontohen me sukses rrjetet e spiunazhit në Kosovë”.

“Sot është arrestuar zyrtari policor Bojan Jevtiq, nën dyshimin për veprimtari të kundërligjshme të spiunazhit për llogari të strukturave të sigurisë së Serbisë”, shkroi Sveçla në Facebook.

Ai tha se “ky është i arrestuari i gjashtë me radhë për rastet e spiunazhit në Kosovë”.

“Njëri nga të dyshuarit tashmë e ka pranuar fajësinë, duke konfirmuar seriozitetin, profesionalizmin e institucioneve si dhe përfshirjen e Serbisë në përpjekjet destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla më tej.

Më herët, Prokuroria Speciale e Kosovës tha se aksioni u krye në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Përmes një komunikate të lëshuar nga Prokuroria dhe Inspektorati Policor, këto dy institucione kanë bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit në një fshat të Kamenicës janë sekuestruar prova materiale siç janë: dokumente konfidenciale të Policisë së Kosovës, disa telefona të mençur, usb, një armë e shkurtër, municion, para të gatshme në vlerë prej 10.000 euro, 2 milionë dinarë serbë [17.072 euro], 600 franga zvicerane dhe prova tjera të cilat do të ekzaminohen gjatë procedurës hetimore”, është thënë në komunikatë.

Përmes saj është bërë e ditur se Inspektorati ka rekomanduar suspendimin e togerit policor, i cili ka qenë i angazhuar në pozitën e shefit të operativës në policinë kufitare në pikëkalimin kufitar “Dheu i Bardhë”.

Në përputhje me afatet kohore, Prokuroria pritet të parashtrojë kërkesën për caktim të masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Së voni, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar, akuzuar e gjykuar serbë e shqiptarë nën dyshimet se po spiunonin për shërbimet e inteligjencës së Serbisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI