Flash

Erdogan uron Putin për ditëlindje

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, me rastin e 74-vjetorit të lindjes...

18:23

CEO i kompanisë amerikane kapet në koncert duke tradhtuar gruan me punonjësen e tij

Lapsi.al 17 July 2025
CEO i kompanisë amerikane kapet në koncert duke tradhtuar gruan me

Andy Byron, drejtori ekzekutiv i “Astronomer”, një prej komopanive të mëdha amerikane të teknologjisë e pa veten në një moment tejet të sikletshëm, kur një kamera në stadiumin ku po ndiqte një koncert të Coldplay, në Boston, Massachusetts, e fokusoi atë së bashkë me një grua të panjohur.

Ai ishte përqafuar me drejtoreshën e personelit të kompanisë së tij, Kristin Cabot dhe u habit kur ky moment u shfaq në ekranin e madh. Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, duket sipërmarrësi që shtanget dhe tenton të fshihet ndërsa punonjësja e tij, që “u kap mat” i kthen kurrizin kamerës.

“Oh, shihini këta të dy“, tha vokalisti i grupit Chris Martin ndërsa kamera kapi çiftin e përqafuar. Por, kur Byron dhe Cabot u ndanë me shpejtësi nga njëri-tjetri, artisti shtoi me humor “në rregull, hajde tani… ose kanë një lidhje të fshehtë ose janë thjesht të turpshëm”.

An image collage containing 3 images, Image 1 shows Image of a couple embracing, projected onto a large circular screen, Image 2 shows Portrait of Andy Byron, CEO of Astronomer, Image 3 shows Headshot of a smiling woman with blonde hair

Mediat e huaja shkruajnë se ende nuk ka ende asnjë reagim nga Andy Byron dhe as nga gruaja e tij, Megan Kerrigan Byron lidhur me "incidentin". Manjati i teknologjisë është kreu i një prej kompanive me rritjen më të shpejtë në infrastrukturën e të dhënave. Astronomer, një kompani zhvillimi softuerësh raportohet se vlen më shumë se 1.3 miliardë dollarë.

Headshot of a smiling woman with blonde hair.

Ai ka qenë në këtë pozicion që nga korriku i vitit 2023, sipas faqes së tij në LinkedIn. Përpara se t'i bashkohej Astronomer, Byron mbajti role drejtuese në disa sipërmarrje të fokusuara në teknologji. Ai ishte relativisht i panjohur jashtë sektorit të teknologjisë... të paktën deri këtë javë.

Group photo of Astronomer employees, including Andy Byron and Kristin Cabot.

Cabot është Drejtoresha e Burimeve Njerëzore e Astronomer prej 9 muajsh. Shefja e stafit e cila ka mbiemrin e dytë Thornby në kllapa, mburret në faqen e saj në Linkedin se fiton "besimin e punonjësve të të gjitha niveleve, nga CEO-t te menaxherët dhe asistentët". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI