Flash

(VIDEO) Shoqërohet në polici Kozak Braçi, mësoi turistin të hidhte plehra në rrugë

Lapsi.al 16 July 2025
(VIDEO) Shoqërohet në polici Kozak Braçi, mësoi turistin
Policia e Tiranës ka ndëshkuar me një gjobë prej 100 000 lekësh shtetasin Kozak Braçi, 32 vjeç, i njohur për publikimet e tij në rrjetin social TikTok, pasi u filmua duke hedhur mbeturina nga dritarja e një automjeti në lëvizje. Pas publikimit të videos në rrjete sociale, ku Braçi shihej si pasagjer në një automjet duke hedhur mbeturina në rrugë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kryen menjëherë verifikimet për të identifikuar autorin e shkeljes.
Nga hetimi rezultoi se videoja ishte regjistruar disa kohë më parë, por ndërhyrja e Policisë çoi në shoqërimin e tij në ambientet e komisariatit dhe më pas në ndëshkimin me masë administrative, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000 dhe nenit 15 të Kodit Rrugor. Materialet procedurale janë dërguar pranë Prokurorisë së Tiranës, e cila do vlerësojë më tej aspektin juridik të rastit dhe nëse ka vend për ndjekje penale apo administrative shtesë. Ky është një nga rastet e rralla kur një video virale në rrjet sjell pasoja konkrete ndaj shkeljes së ligjit dhe ndotjes së mjedisit urban.

Të këshilluara

Investigimi/ Fatura që po shteron qumështin

Nebiu* vjen çdo mëngjes nga Gjiri i Lalzit në Tiranë. Në bagazhin e makinës së tij nuk ka as fruta deti, as peshk dhe as produkte të importit me ambalazhe shumë...

22:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI