Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Rruga Tiranë-Elbasan nuk ngopet me para, ARRSH hap tenderin për ndërhyrje te tuneli

Lapsi.al 16 July 2025
Rruga Tiranë-Elbasan nuk ngopet me para, ARRSH hap tenderin për

Tuneli i Krrabës, në autostradën Tiranë - Elbasan do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve për riparimin e defekteve në dyshemenë e tij. Autoriteti Rrugor Shqiptar e cilëson këtë ndërhyrje si emergjente, teksa parashikon të hapë tenderin për këtë qëllim. Prej kohësh në këtë tunel janë krijura deformime në të dy tubat e tij, teksa në hyrje drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë, për shkak të deformimeve në rrugë.

Ky tunel është i pozicionuar në një nga autostradat më të rëndësishme të vendit, pasi lidh Tiranën, me Elbasanin si dhe me pjesën juglindore të vendit. Gjithashtu, shumë qytetarë e përdorin këtë autostradë për të aksesuar jugun e vendit, çka e kthen në një nyje të rëndësishme për qarkullimin e automjeteve, sidomos gjatë sezonit veror.

Tuneli i Krrabës ka 2 tuba me gjatësi 2580.3 metra në anën e djathtë dhe 2320.6 metra në të majtën, ndërsa aktualisht mirëmbahet përmes një kontrate të lidhur nga ARRSH me një subjekt privat.

Kompania është përgjegjëse për menaxhimin dhe mirëfunksionimin e tunelit, ambientet përreth tij, si dhe mirëmbajtjen e pajisjeve dhe sistemeve të operimit të tunelit deri në vitin 2027.

Sipas kontratës ajo duhet të sigurojë shërbimet e kërkuara në bashkëpunim me ARRSH-në, Strukturat e Policisë, Brigadën e Shërbimit të Zjarrfikseve të Tunelit, si dhe gjithë autoritetet e tjera të përfshira për këtë qëllim.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI