Flash

Rama fluturon me "Cougar-taxi" helikopterin ushtarak drejt Vlorës

Lapsi.al 16 July 2025
Rama fluturon me "Cougar-taxi" helikopterin ushtarak drejt Vlorës

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të mërkure ka udhëtuar drejt qytetit bregdetar të Vlorës. Por ndryshe nga herët e tjera, kur udhëtoi me makinën e tij tip GMC, kësaj radhe ai ka vendosur të shkojë me helikopter ushtarak "Cougar” të ushtrisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se helikopteri i cili transportoi kryeministrin u ul te ish-fusha e aviacionit, ndërkohë që më pas u shoqërua nga eskorta drejt vilës qeveritare në bregdet.

Helikopterët e ushtrisë këto ditë janë të angazhuar me shuarjen e zjarreve, por me raste përdoren edhe si taksi nga qeveritarët për të udhëtuar nga njëri qytet në tjetrin. Në veçanti Olta Xhaçka e përdorte shpesh helikopterin e ushtrisë si taksi, kur u ngarkua me detyrën e drejtueses politike të Dibrës disa vite më parë.

Të këshilluara

Investigimi/ Fatura që po shteron qumështin

Nebiu* vjen çdo mëngjes nga Gjiri i Lalzit në Tiranë. Në bagazhin e makinës së tij nuk ka as fruta deti, as peshk dhe as produkte të importit me ambalazhe shumë...

22:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI