Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

PAMJE TE RENDA/ Si i shpëtoi atentatit ylli rus i arteve marciale

Lapsi.al 16 July 2025
PAMJE TE RENDA/ Si i shpëtoi atentatit ylli rus i arteve marciale
Ka bërë xhiron e rrjetit një atentat ndaj luftëtarit të arteve marciale MMA, Timur Khizriev jashtë shtëpisë së tij në kryeqytetin e Dagestanit, Makhachkala. L uftëtari rus, i cili stërvitet në mjediset në pronësi të superyllit të MMA-së Khabib Nurmagomedov po kthehej në shtëpi nga stërvitja kur dy persona të armatosur e sulmuan papritur. Kamerat e sigurisë së kompleksit regjistruan tentativën e vrasjes. Sapo Khizriev mbyll bagazhin e makinës së tij, dy burrat me kapuç vrapojnë pas tij, i pari qëllon nga afër, por atleti rus bie mbi të dhe fillon një përleshje trup më trup. Personi i dytë me kapuç e ndjek dhe e qëllon gjithashtu nga afër. Khizriev arriti të shpëtonte, pavarësisht plagëve të marra ndërsa sulmuesit u larguan. Atleti i arteve marciale është plagosur në shpatull, gjoks dhe dorë, por është shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut. Mediat ruse raportojnë se rasti mund të ketë lidhje me një hakmarrje personale ose larje hesapesh. Forcat e sigurisë kanë nisur një hetim për të identifikuar autorët, të cilët ikën me një makinë të drejtuar nga një person i tretë. Khizriev, i cili stërvitet me Nurmagomedov, është 29 vjeç dhe ka të njëjtin numër fitoresh në 18 ndeshje profesionale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI