Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha

Lapsi.al 16 July 2025
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Durrësit, Ilir

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 15 korrik lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Durrësit, Ilir Hoxha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kyesuar nga gjyqtari Sokol Çomo, me relatore Ina Ramën dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Hoxhës ndaj vendimarrjes së Komisionit.

Prokurori Ilir Hoxha u shkarkua më 22 janar të vitit 2024, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se ai ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë, megjithëse problemet e konstatuara për secilin kriter u vlerësua nuk përbënin më vete shkak për shkarkim nga detyra.

Ilir Hoxha e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si oficer i Policisë Gjyqësore, detyrë që e ushtroi pranë Prokurorisë së Pogradecit. Në vitin 2015, ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Sarandës, ndërsa në 2023-in u transferua në Prokurorinë e Durrësit, pozicion që e mbajti deri në shkarkimin nga detyra./ BIRN

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI