Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Italiani që inskenoi vdekjen e tij hyn në grevë urie në burg: Ka minj në banjë

Lapsi.al 16 July 2025
Italiani që inskenoi vdekjen e tij hyn në grevë urie në

Një letër e shkruar me dorë, drejtuar Gjykatës së Apelit të Tiranës dhe gjyqtarit Dritan Hasani, por dërguar për dijeni edhe në Konsullatën Italiane, ku denoncon kushtet e tij të paraburgimit dhe njofton fillimin e një greve urie.

Është kapitulli i ri i çështjes së Davide Pecorelli, ish-ndërmarrës dhe arbitër nga San Giustino, i ekstraduar në Shqipëri më 8 maj për të vuajtur një dënim me 4 vjet burg (Prokuroria kishte kërkuar 8), dhënë nga Gjykata e Shkodrës, por ende jo përfundimtar, për krime të kryera në vitin 2021 pikërisht në vendin ballkanik, përfshirë mashtrim, djegie të qëllimshme prone dhe kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.

Letra, e firmosur nga Pecorelli dhe e datuar më 16 qershor 2025, është një thirrje drejtuar magjistratëve shqiptarë dhe autoriteteve konsullore italiane. Pecorelli, ‘i paraburgosuri numër 234’ në burgun 313 të Tiranës, shprehet se jeton në një qeli prej 16 m² me 8 persona të tjerë, pa ujë të rrjedhshëm dhe me minj në tualet. Por në qendër të protestës është mosdorëzimi, mbi dy muaj pas arrestimit, i arsyetimit të vendimit gjyqësor, gjë që e pengon të bëjë ankim. Nga kjo situatë rrjedh edhe njoftimi për grevë urie ‘me efekt të menjëhershëm’, derisa të depozitohen aktet.

Image

Një situatë që ndërthuret me pritjen për procesin e apelit, i planifikuar për më 18 korrik, datë kur drejtësia shqiptare duhet të vendosë nëse do ta bëjë përfundimtar dënimin ndaj Pecorellit. Ndërkohë, avokatët e tij, Andrea Castori dhe Massimo Brazzi, po shqyrtojnë mundësinë e kërkimit të një uljeje dënimi në rast të rrëzimit të rrethanës rënduese për mashtrim dhe të një alternative ndaj paraburgimit, si ndalimi i qëndrimit në Vlorë (ku jetojnë prindërit e bashkëshortes) apo arresti shtëpiak.

Pikërisht në janar të 4 viteve më parë, Pecorelli, i mbytur në borxhe, siç kishte deklaruar vetë, kishte simuluar vdekjen e tij, duke djegur edhe një makinë me qira në fshatin Gjegjan, në Pukë. Nëntë muaj më pas (në shtator 2021), u gjet si i mbijetuar në një gomone pranë ishullit të Montecristos, ku ishte nisur për të kërkuar një thesar të supozuar.

Miratimi për ekstradimin kishte ardhur një vit më parë nga Gjykata e Apelit. Në marsin e kaluar erdhi edhe vendimi përfundimtar, me konfirmimin nga ministri italian i Drejtësisë, Carlo Nordio. Më shumë se dy muaj më parë, falë bashkëpunimit mes Interpolit shqiptar dhe atij italian, procedura e transferimit të Davide Pecorellit përtej Adriatikut përfundoi me hyrjen e tij në burg më 8 maj. 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI