Flash

Gjykata dënon me një vit e tetë muaj burgim kryebashkiakun e Stambollit

Lapsi.al 16 July 2025
Gjykata dënon me një vit e tetë muaj burgim kryebashkiakun e

Një gjykatë turke dënoi të mërkurën kryetarin opozitar të Stambollit, Ekrem Imamoglu, me një vit e tetë muaj burg për fyerje dhe kërcënim ndaj një zyrtari publik. Imamoglu, rival kryesor i presidentit Recep Tayyip Erdogan, ndodhet në burg që nga 23 marsi dhe pritet të apelojë vendimin.

Rasti lidhet me komentet e tij më 20 janar, ku ai kritikoi Prokurorin e Përgjithshëm të Stambollit, Akin Gurlek, duke e akuzuar për hetime të motivuara politikisht ndaj figurave opozitare.

Gjykata e shpalli Imamoglun fajtor për fyerje dhe kërcënim, por e liroi nga akuza për identifikim publik të zyrtarit me qëllim shënjestrimi. Imamoglu e ka mohuar fajësinë, duke e quajtur procesin “ndëshkim, jo drejtësi”, dhe ka akuzuar gjyqësorin se vepron nën presionin e qeverisë.

Ai u arrestua bashkë me figura të tjera të Partisë Popullore Republikane, partia kryesore opozitare, si pjesë e një hetimi për korrupsion, arrestime që nxiten protestat më të mëdha në Turqi në mbi një dekadë.

Pavarësisht se ndodhet në burg, Imamoglu është shpallur zyrtarisht kandidat presidencial nga Partia Popullore Republikane për zgjedhjet që pritet të mbahen në vitin 2028, por që mund të përshpejtohen.

Që prej arrestimit të tij, dhjetëra zyrtarë të komunave të kontrolluara nga opozita janë përballur me arrestime për dyshime mbi manipulim tenderësh dhe ryshfet.

Ndërkohë, qeveria e Erdoganit këmbëngul se gjykatat janë të pavarura dhe veprojnë pa ndikim politik./REL

Të këshilluara

Investigimi/ Fatura që po shteron qumështin

Nebiu* vjen çdo mëngjes nga Gjiri i Lalzit në Tiranë. Në bagazhin e makinës së tij nuk ka as fruta deti, as peshk dhe as produkte të importit me ambalazhe shumë...

22:46

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI